KosovaTop Lajmi

Rexhajt të VV-së i pengojnë kritikat e opozitës për vizitën e Kurtit në SHBA: Po i bëjnë dëm Kosovës

Për vizitën e Kurtit në SHBA, Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kur opozita ngreh pikëpyetje te kjo vizitë, atëherë ata po i bëjnë dëm Kosovës.

Këto komente, Rexhaj i bëri në emisionin ‘RTK PRIME’ në RTK-së, duke shtuar se temat që janë diskutuar në këto takime me senatorë e kongresmenë dhe drejtues të institucioneve në Amerikë, kanë qenë investimet amerikane në Kosovë, anëtarësimi në NATO dhe BE e siguria e Kosovës.

“Vetë kryeministri i Kosovës ka thënë se vizita ka pasur në fokus dy tema, pra sigurinë e Kosovës, dhe si nën temë ka qenë edhe një kërkesë e kryeministrit që të hiqen bazat ushtarake të Serbisë përrreth kufijve të Kosovës, dhe së dyti të bëhet e përhershme baza amerikane në Bonstill”, tha deputeti Rexhaj.

Sipas tij, kuptimësia e kësaj vizite ka pasur të bëjë me investimet amerikane në Kosovë, një lidhje më e fuqishme ekonomike.

“Vizita e Kurtit për ne është mjaft e suksesshme sepse realisht ai ka shkuar për këto dy tema, ajo e sigurisë kombëtare dhe investimet ekonomike në Kosovë, dhe se agjendën që e ka pasur Kurti, e ka realizuar në përpikëri dhe qëllimi i kryeministrit rreth temave të përcaktuara është arritur”, tha Rexhaj, deputet i LVV-së.

E në anën tjetër, deputeti Beqaj konsideron se është një temë e veçantë kur bisedohet për këtë vizitë të kryeministrit të Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj që është në interes të qytetareve që të dinë sa janë stabile dhe a janë lëkundur raportet e Kosovës me Shtete e Bashkuara të Amerikës, pasi kemi pasur qëndrime dhe ide të ndryshme”, tha Beqaj në “RTK PRIME”.

“Unë në këtë rast edhe pse e përfaqësoj opozitën, dëshira ime është që niveli i treshes në këtë rast, Presidentja, Kryeministri apo Kryetari i Parlamentit, të bëjnë vizita në Departamentin e Shtetit, në Shtëpinë e Bardhë, apo në Pentagon, duke pasur parasysh edhe rrethanat në të cilat po kalon bota, si tani lufta në Ukrainë”, u shprehë Beqaj në RTK.

Por në këtë rast, sipas tij, kjo vizitë ngjason më shumë si një vizitë e një lideri të opozitës dhe jo si e një burrështetasi. Ai këtë e konsideron si shqetësuese për qytetarët e Kosovës.

“Jam shumë optimist dhe mendoj se secili nga ne po të shkojë në SHBA, mund të realizojmë takimet që i ka realizuar Kurti dhe konsideroj që kjo është shqetësuese për qytetarët e Kosovës”. Beqaj u shpreh se nëse kryeministri i vendit ende nuk pritet në Shtëpi të Bardhë, atëherë i bie që Kosova ka dalë nga agjenda e Shtëpisë së Bardhë.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort