SPORT

Revolucion te Reali, trajneri i ri një emër surprizë. ‘Kërkon largimin e Ronaldos’

Real Madridi është shumë pranë emërimit të trajnerit të ri.

Një emër tjetër ka dalë në “skenarin” e ideuar nga Florentino Perez për Realin e ri që pritet të përfshihet nga një revolucion me shumë largime.

Sipas “Diario Gol”, Guti do të marrë drejtimin e Real Madridit dhe është duke planifikuar të ndërtojë skuadrën pa Ronaldon, pasi portugezi mund të shitet.

“Kur Guti të emërohet trajner, do ta largojë Ronaldon, lojtar që ai ndjen se është në fundin e ciklit me Realin, teksa mund t’i lejojë edhe disa lojtarë tjerë të largohen”, shkruan Diario Gol.

Objektivet kryesore të Realit ishin Mauricio Pochettino e Jurgen Klopp, por janë shumë të shtrenjtë që ata t’i shkëpusin kontratat me klubet e tyre respektive, Tottenham dhe Liverpool.

 

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.