
Zyrtarët njoftuan se, Adem Demaçi, një ish i burgosur afatgjatë politik, i njohur për shqiptarët si “Mandela i Kosovës”, për rezistencën e tij ndaj sundimit serb, vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare.
Gjatë kohës jugosllave, Demaçi kaloi 28 vjet në burgjet serbe dhe u konsiderua si një simbol për të drejta dhe pavarësi, për shumicën e shqiptarëve të Kosovës, në luftën e tyre me Jugosllavinë komuniste dhe më vonë me Serbinë, raporton Reuters.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkroi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ “Është e vështirë të pranosh se simboli ynë i rezistencës ndërroi jetë. Ai gjithnjë ishte i pathyeshëm dhe i palodhur përballë çdo sfide”.
Presidenti ka njoftuar tri ditë zie.
Pasi u lirua nga burgu në vitin 1990, ai shërbeu deri në vitin 1995 si një aktivist i të drejtave të njeriut, duke raportuar për abuzimet e kryera nën regjimin e Slobodan Millosheviçit, transmeton RTKlive.
Ai fitoi çmimin ‘Andrei Sakharov’ të Parlamentit Evropian, për punën e tij për të drejtat e njeriut, në vitin 1991.
Në fund të viteve të 90-a, Demaçi ishte kreu i zyrës së përfaqësimit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila nisi një luftë guerile.