SPORT

Restaurani i Milik falas gatuan për spitalet

Ylli i Napoli, Arkadiusz Milik, ka bërë një gjest të madh.

Sulmuesi i Napoli, Milik, ka kërkuar nga restauranti i tij në Katowice që të jetë në dispozicion për të gatuar falas për spitalet, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, restauranti i Milik do të kryej falas edhe dorëzimin e ushqimit.

“Le të ruajmë shëndetin” thuhet në një postim, në faqen kryesore të restaurantit të Milik.

Emri i restaurantit të yllit polak të Napolit është ‘Food&Ball’.