Bota

Resorti që infektoi Europën rre

Një resort në Austri, që thuhet se ka shpërndarë koronavirusin në mbarë Europën, rrezikon një padi të përbashkët që do ishtë shkatërrimtare.

Fshati Ischgl njihet edhe si Ibiza e Alpeve. Qindra e mijëra njerëz nga Europa shkojnë për ski.

Por këtë herë, edhe pse u bë e qartë se një klub i famshëm aty po kthehej në vatër infeksioni, resorti nuk u mbyll dhe prej andej kanë vërshuar mijëra raste.

Më shumë se 350 raste në Gjermani e kanë burimin aty. Tani pritet që të ketë një padi në grup ndaj këtij fshati.

Nga ana tjetër edhe autoritetet austriake kanë vendosur të hetojnë për rastin, pasi mendohet se fshati nuk u mbyll me qëllim maksimizimin e fitimeve nga sezoni turistik.

HISTORIA

Më 29 shkurt, një avion u ul në kryeqytetin islandez, Rejkjavik. Në bord, shumica e pasagjerëve ishin turistë, që sapo ishin kthyer nga pushimet në fshatin Ischgl në Tirol të Austrisë.

Të rinjtë kishin bërë ski në fshatin me 1500 banorë, të njohur si parajsa e skive.

Për shkak të situatës së koronavirusit, ata iu nënshtruan testimeve. Gjysma e tyre ishin pozitivë.

Menjëherë u kuptua se zona e Tirolit ishte e rrezikshme, shkruan gazeta Corriere della Sera.

Për pak ditë u kuptua se rasti i Islandës nuk ishte i izoluar. Shumë vende në Europën qendrore dhe veriore kishin raste të importuara nga Tiroli i Austrisë. Më 7 mars, autoritetet norvegjeze testuan një grup turistësh që kishin qenë në Ischgl për ski. Të nesërmen u mësua se thuajse gjysma e personave të infektuar në Norvegji, 491 nga 1198, kishin qenë në Ischgl për ski.

Më 13 mars, edhe Gjermania e shpalli këtë zonë të rrezikshme, pasi 200 njerëz që kishin qenë me autobus në Ischgl, rezultuan pozitivë.

Pavarësisht alarmit, edhe fundjavën vazhdoi turizmi në Ischgl. Më 15 mars u lajmërua për situatën. Qindra turistë nisën të largohen, shumë prej tyre pa u testuar.

Tashmë fshati është izoluar, por është shumë vonë. Në Ischgl për momentin ka 400 infeksione, thuajse dyfishi i atyre në Vjenën me 2 milionë banorë.

Qindra e mijëra raste nëpër Europë e kanë origjinën nga ky vend. “Babëzia për paratë e mposhti përgjegjshmërinë për shëndetin e njerëzve”, tregohet e ashpër gazeta austriake Der Standard në një koment.

Sipas saj, qeveria lokale e Tirolit kërkonte të grumbullonte sa më shumë të ardhura deri në fund të sezonit turistik.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483