EKONOMI

Reshitaj ofron përkrahje për arkitektët e rinj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj mori pjesë në prezantimin e projektit kulturor me arkitektë të rinj të talentuar nga Kosova që implementohet nga Fondacioni Zviceran “Ibrahim Kodra”, para studentëve të arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Me këtë rast udhëheqësja e këtij fondacioni Maria pacolli ka  prezantua mundësinë që studentët të përgatisin projekt propozime në fushën e arkitekturës ku projekti më i mirë do të shpërblehet me studime falas në Akademia Kulturore Evropiane si dhe pjesëmarrje  këtë vit në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut.

Ministrja Reshitaj falënderoi udhëheqësen e fondacionit Maria Pacolli për këtë mundësi për studentët kosovar,  për të cilët edhe ajo ofroi përkrahje në zgjerimin e njohurive të tyre profesionale.

“Si ministre kam filluar procedurat për krijimin e odës së arkitekteve ku ju do të kontribuoni drejtpërdrejtë në krijimin e një planifikimi më të mirë hapësinor në Kosovë.

Po ashtu  kam marrë vendim për krijimin e hartës zonale të Kosovës, e cila  është njëri nga dokumentet kryesore për nivelin qendror të planifikimit hapësinor” deklaroi ministrja Reshitaj.

Reshitaj deklaroi që shumë shpjet Kosova do të  ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe kështu do të plotësojmë kornizën ligjore e do të sigurojmë implementim të plotë në krijimin e një planifikimi të duhur hapësinor.

Nga ana tjetër profesoresha e fakultetit të arkitekturës Eliza Hoxha dhe studentët falënderuan ministren Reshitaj dhe drejtoren Pacolli për  përkrahjen ndaj studentëve të arkitekturës. /Kosova.info/