Show Biz

Reperi i famshën e kontrollon çdo vit vajzën tek gjinekologu për ta parë nëse është virgjine

Reperi i famshëm amerikan, T.I, i ka shokuar të gjithë së fundmi me deklaratën e tij lidhur me të bijën adoleshente.

T.I tregoi se së bashku me vajzën e tij, shkojnë çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj (cipën e virgjërisë).

“Deyjah, 18 vjeçe, sapo u diplomua në shkollën e mesme dhe tani është në vitin e parë në kolegj. Jo vetëm që kemi biseduar, por bëjmë edhe vizita çdo vit tek gjinekologu për të kontrolluar himenin e saj”- u shpreh ndër të tjera T.I

Mjektët e kanë informuar reperin se himeni mund të çahet kur bën gjimnastikë, kur i jep biçikletës apo kur kalëron, por ai është dyshues për këtë pjesë.

T.I tregoi se vajza e tij nuk bën asnjë prej këtyre aktiviteteve,ndaj ai dëshiron të sigurohet që himeni i saj është i paprekur.

 “Unë i kërkoj Deyjah-s që të nënshkruajë, në mënyrë që gjinekologu të më thotë përgjigjet e kontrollit.”- tha reperi.

Deklarata e T.I u pasua me reagime negative në rrjete sociale, ku reperin e akuzuan si shumë ‘shtrëngues’ ndaj të bijës dhe shumë të bezdisshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published.