Kosova

Rënia e dy blloqeve shkaktohet ndërprerje e furnizimit me ngrohje në Prishtinë

Foto nga Arkiva

“Termokosi” ka njoftuar se është ndalur furnizimi me ngrohje në Prishtinë, për shkak të rënies së dy blloqeve të termocentralit Kosova B, prej nga furnizohet me avull.

Sipas njoftimit të “Termokosit”, ndërprerja është e përkohshme, deri në kthimin në punë të termocentralit Kosova B.

“Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është ky sezoni i gjashtë me radhë që NP ‘Termokos’ dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse”, thuhet në komunikatën e “Termokosit”.