Bota

Rëndohet bilanci në Bejrut/ 25 të vdekur, 2200 të plagosur, sistemi spitalor në kolaps

Po kthehet në një bilanc tragjik, shpërthimi i fuqishëm që tronditi në orët e pasdites, Bejrutin, kryeqytetin e Libanit.

Deri më tani sipas Kryqit të Kuq, 25 persona kanë ndërruar jetë ndërkohë që ka të paktën 2200 të plagosur.  

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë spitalet janë jashtë kapaciteteve të tyre ndërsa situata paraqitet tepër e rëndë dhe në kaos.

Ministri i Shëndetësisë në Liban tha se më shumë se 25 njerëz ishin vrarë dhe mbi 2.500 të plagosur në një shpërthim masiv në zonën e portit të Bejrutit të martën, ndërsa lëkundje dhe materialet e nxjerra nga godinat u shpërnda në një pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483