SHËNDETËSIA

Rëndësia e larjes së duarve, koronavirusi është si yndyra që qëndron në pjatat me gjellë

Ju lutemi mos ndaloni!
Kini kujdes që ndërsa jeni duke pastruar, po vritni gjithashtu një mori baktereve të tjera të këqija dhe viruse potencialisht vdekjeprurëse që kanë pllakosur njerëzit me shekuj – përfshirë gripin dhe një numër të koronavirusëve të ndryshëm.

Si arriti një gjë e tillë e thjeshtë si sapuni dhe uji i ngrohtë – dhe sanitizuesit me bazë alkooli – të fitonin fuqi të tillë mbi këto parazitë?

Përgjigja qëndron në “lëkurën” e tyre dhe teknikën tuaj të pastrimit.

Nën mikroskop, koronaviruset duket se janë të mbuluara me spina pikale, duke u dhënë atyre pamjen e të pasurit një kurorë ose “koronë” – pra emri. Nën kurorën është shtresa e jashtme e virusit, i cili është i përbërë nga lipide, ose ato që ju dhe unë do ta quajmë yndyrë.

Tani imagjinoni që koronavirusi është gjalpi juaj i gjellës dhe që ka mbuluar gjithë pjatën me yndyrë.

“Ju përpiqeni ta lani pjatën me yndyrë vetëm me ujë, por yndyra nuk del”, shpjegoi Williams. “Ju duhet pak sapun për të shpërndarë yndyrat. Pra, sapuni ose alkooli janë shumë, shumë efektiv kundër shpërndarjes së asaj shtrese të lëngshme të yndyrshme të virusit.”

“Ato fizikisht nukaktivizojnë virusin, kështu që nuk mund të lidhet dhe të hyjë më në qelizat njerëzore,” tha Williams.