SHËNDETËSIA

Rëndësia e kaliumit në organizmin e njeriut

Kaliumi rregullon procesin e mbajtjes së ujit në inde, ka një veprim pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe zemrës.

Kaliumi favorizon aktivitetin mendor, stabilitetin e tensionit arterial dhe i jep energji organizmit dhe mungesa e tij sjell një gjendje hipoglicemie.

Nëse keni munges të kaliumit atë mund ta gjeni në këto produkte: mish, qumësht, peshk, perime fruta mollë e patate), agrume, pjepër, hurma, shalqi, tranguj, zarzavate me gjethe jeshile, banane, kos, djathë, kaçkavall, etj. Kaliumi është i nevojshëm për zemrën dhe flukset nervore.

Ai luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por dhe në transmetimin e flukseve nervore.

Lufton edhe kundër ngërçeve dhe gjithashtu merr pjesë në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin si dhe në prodhimin e energjisë. Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit dhe të kripës përmes kripës së gjellës.

Kaliumi dhe natriumi në organizëm janë në ekuilibër midis tyre.

Përdorimi i tepërt i kripës së gjellës është i dëmshëm, sepse prishet ekuilibri midis natriumit e kaliumit dhe për pasojë do të shfaqet hipertensioni, shqetësime kardiake apo cerebrale, humbje të kalciumit, gurë në veshka apo osteoporozë. Mungesa e kaliumit sjell dhimbje barku, ngërçe, vështirësi intensinale.

Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Konsumi i natriumit duhet të mos kalojë 2.5 gr në ditë. Duhen shmangur produktet e gatshme si: sallame, supa të përgatitura në mënyrë industrial dhe gjellërat e fabrikuara që kanë shumë kripë.

Duhet të konsumohen ushqime që përmbajnë shumë kalium, siç janë ushqimet bimore të cilat janë të pasura me këtë element. Frutat dhe perimet preferohet të konsumohen të gjalla. Çokollata gjithashtu është një burim i mirë kaliumi.

Kaliumi gjendet tek fasulet, thjerrëzat, arrat, bajamet, patatet , spinaqi, frutat e freskëta , kajsia, hurma arabe, banania. Shkencëtarët kanë konstatuar se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Kaliumi gjendet tek frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kaliumi gjenden po ashtu edhe tek peshqit dhe disa perime me gjethe jeshile.

NEVOJAT PËR KALIUM

Kaliumi është mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të të gjitha qelizave, indeve dhe organeve në trupin e njeriut. Së bashku me natriumin, kalciumin dhe magneziumin, kaliumi formon grupin e mineraleve dhe elektrolitëve më të rëndësishëm.

Njohja e fakteve kryesore për kaliumin mund të na ndihmojë shumë në mirëmbajtjen e shëndetit.

PSE KEMI NEVOJË PËR KALIUM?

Kaliumi ka rëndësi të veçantë në proceset trupore, siç janë funksionet e nervave dhe muskujve dhe mirëmbajtjen e baraspeshës së lëngjeve. Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut ose nëse keni problem me zemrën, marrja e kaliumit është shumë e rëndësishme.

Ekzistojnë fakte që kaliumi e ulë shtypjen e gjakut dhe ulë rrezikun e paraqitjes së aritmisë. Prania e mjaftueshme e kaliumit në trup e zvogëlon sasinë e kalciumit, që humbet nëpërmjet urinimit, i mbron eshtrat nga osteoporoza dhe e zvogëlon rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshka. Edhe pse kaliumi nuk është në mënyrë direkte i lidhur me kolesterolin, konsumimi i ushqimit të pasur me kalium mund të sjellë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në trup.

SIMPTOMET E MUNGESËS SË KALIUMIT

Kaliumi është mineral i cili gjendet në të gjitha grupet e ushqimit, kequshqyerja mund të shkaktoj mungesë të kaliumit në trup.

Mungesa e kaliumit nuk është e lidhur direkt me asnjë sëmundje, megjithatë pranimi i sasisë së mjaftueshme të kaliumit është me rëndësi të veçantë për gjithë shëndetin dhe funksionimin normal të trupit, posaçërisht të zemrës.

Mungesa e kaliumit quhet hipokalemi dhe paraqitet kur niveli i kaliumit në trup është nën normalen.

Disa nga simptomet që paraqiten nga mungesa e kaliumit janë:

* Lodhje;

* Gërçe në muskuj;

* Jashtëqitje e çrregulluar (kapsllëk)

* Ritëm abnormal i zemrës (aritmi).

Ju rekomandojmë se nëse mendoni se keni mungesë të kaliumit, të konsultohuni me mjekun.