SPORT

Rekordet e Messit me trajnerët e ndryshëm në Barcelonë

Një epokë e re filloi të hënën në mbrëmje në Barcelonë me shkarkimin e Ernesto Valverdes nga posti i trajnerit dhe me emërimin e Quique Setienit në vend të tij.

Ish-trajneri i Real Betisit, 61-vjeçar, nuk ishte në mesin e favoritëve për t’u emëruar në këtë post, mirëpo në fund ishte ai – jo Ronald Koeman, Xavi apo Mauricio Pochettinon – që e mori karrigen e Valverdes, transmeton Gazeta Express.

Setieni e ka trashëguar një skuadër të Barcelonës që është në krye të tabelës së La Ligës, mirëpo e ka presionin e madh për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, të cilën klubi katalonas e kërkon që nga viti 2015.

Për t’i ndihmuar ta arrijë këtë qëllim ai e ka në skuadër gjashtë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messin, i cili ka arritur suksese pavarësisht se kush ka qenë trajner, që nga debutimi i tij në vitin 2004.

Frank Rijkaard (qershor 2003 – qershor 2008)

Paraqitje: 110
Gola: 42
Asiste: 24
Tituj: La Liga x 2, Supercopa de España x 2, Champions League x 1
Çmime individuale: Golden Boy, Çmimi Don Balon x 1, Lojtari i Ri i Vitit sipas FIFPRO x 2

Pep Guardiola (qershor 2008 – qershor 2012)

Paraqitje: 219
Gola: 211
Asiste: 88
Tituj: La Liga x 3, Copa del Rey x 2, Supercopa de España x 3, Champions League x 2, UEFA Super Cup x 2, FIFA Club World Cup x 2
Çmime individuale: Ballon d’Or x 3, Lojtari i Vitit i FIFA-s x 1, Lojtari i Ri i Vitit i FIFPRO x 1, Lojtari i Vitit i UEFA-s x 1, Lojtari i Vitit në Evropw sipas El Pais x 4, Lojtari i Vitit në La Liga x 4, Sulmuesi i Vitit në La Liga x 4, Çmimi Don Balon x 2, Këpuca e Artë e Evropës x 2, Golashënuesi i Vitit në Champions League x 4, Këpuca e Artë e La Ligës x 2

Tito Vilanova (qershor 2012 – korrik 2013)

Paraqitje: 43
Gola: 54
Asiste: 14
Tituj: La Liga x 1,
Çmime individuale: Ballon d’Or x 1, Lojtari i Vitit në La Liga x1, Sulmuesi i Vitit në La Liga x 1, Këpuca e Artë e Evropës x 1, Këpuca e Artë e La Ligas x 1

Gerardo Martino (qershor 2013 – maj 2014)

Paraqitje: 38
Gola: 35
Asiste: 11
Tituj: Supercopa de España x 1
Çmime individuale:

Luis Enrique (maj 2014 – maj 2017)

Paraqitje: 134
Gola: 133
Asiste: 51
Tituj: La Liga x 2, Champions League x 1, Copa del Rey x 3, UEFA Super Cup x 1, FIFA Club World Cup x 1
Çmime individuale: Ballon d’Or x 1, Lojtari i Vitit i UEFA-s x 1, Lojtari më i mirë në La Liga x 1, Sulmuesi më i mirë në La Liga x 1, Këpuca e artë e Evropës x 1, Golashënuesi më i mirë i Champions League x 1, Këpuca e Artë e La Liga x 1

Ernesto Valverde (maj 2017 – janar 2020)

Paraqitje: 109
Gola: 103
Asiste: 39
Tituj: La Liga x 2, Copa del Rey x 1, Supercopa de España x 1
Çmime individuale: Ballon d’Or x 1, FIFA ‘The Best’ x 1, Sulmuesi i Vitit në UEFA Champions League, Këpuca e artë e Evropës x 2, Golashënuesi më i mirë i Champions League x 1, Këpuca e Artë e La Liga x 2

Leave a Reply

Your email address will not be published.