Bota

Rekord botëror sipas OBSh-së, mbi 230 mijë raste të reja me Covid-19

Një tjetër rekord ditor me raste të reja është shënuar në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar rreth 230 mijë e 370 raste të reja me Covid-19.

Numri më i madh i rasteve të reja është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në SHBA u raportuan 142 mijë e 992 raste të reja. Pas SHBA-së renditet Azia juglindore me 33 mijë e 173 raste të reja.

Evropa gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 18 mijë e 804 raste të reja. Afrika renditet pas Evropës me 17 mijë e 884. Mesdheu-lindor ka raportuar 15 mijë e 361 raste të reja sipas OBSH-së.

OSBH gjithashtu njofton se janë raportuar 5285 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, ku numri më i lartë është përsëri në SHBA./t.ch/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483