Kosova

Reka i kërkon Barishiqit mbështetjen e Kroacisë për liberalizim

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Znj. DanijelaBarišić, pasi që Kroacia kryeson me BE-në.

Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe të koordinimit për prioritetet kyçe dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Ambasadorja Barišić njoftoi Ministrin Reka për prioritetet e zgjerimit dhe përgatitjet e Kroacisë si udhëheqëse e Samitit të Zagrebit që organizohet në maj.

Me këtë rast Ministri Reka, potencoi rëndësinë e koordinimit të përbashkët dhe kërkoi mbështetje nga Kroacia si vend mik i Kosovës, për dinamizëm të Agjendës Evropiane, respektivisht për finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën, si prioritet afatshkurtër, ndërsa në aspektin afatgjatë, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE.

Më tutje, gjatë takimit u ri konfirmua bashkëpunimi dhe u diskutua për avancimin e potencialit në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.