Kosova

Reka: BE do të vazhdoj të jetë zë i fuqishëm i perspektivës Evropiane të Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, priti nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, i shoqëruar nga delegacioni i tij gjerman.

Ministri Reka falënderoi nënkryetarin e Parlamentit Evropianz. Wieland për mbështetjen e gjertanishme të Kosovës në procesin e saj integrues.

Njëkohësisht, e njoftoi z. Wieland për proceset aktuale dhe ecurinë me agjendën evropiane të Kosovës, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të punëve me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian.

Me këtë rast Ministri Reka, nëpërmjet z. Wieland kërkoi nga Parlamenti Evropian që të vazhdoj përkrahjen për Kosovën posaçërisht në tri prioritet kyçe që ka, si: Liberalizimi i Vizave, implementimi i MSA-së dhe përgatitja për programimin me fondet e IPA III.

Ministri Reka përfundoi duke thënë se beson që Parlamenti Evropian dhe deputetët e saj, do të vazhdojnë të jenë zë i fuqishëm në mbështetje të perspektivës Evropiane të Kosovës.

Nga ana e tij, nënkryetari i Parlamentit Evropian, z. Wieland, uroi Ministrin Reka për detyrën e re, si dhe shprehu entuziazmin për formimin e qeverisë së re, për dinamizmin e  funksionalizimin e institucioneve në funksion të qeverisjes së mirë dhe sundimit të rendit e ligjit në vend. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483