Kosova

Rejhan Vuniqi përkrah listën e Vjosa Osmanit, bashkëpunëtorja e Pacollit

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi si dhe bashkëpunëtorja e Behgjet Pacollit i ka dal në përkrahje Listës së Vjosa Osmanit.

Vuniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qytetarët janë duke u përballur me shumë probleme, si pasojë e qeverisjes së dobët.

Ajo po ashtu ka shkruar se qytetarët janë duke kërkuar dhe e duan ndryshimin. “Prandaj, edhe pse me halle dhe me vështirësitë e jetës, ata tashmë GUXOJNË të kërkojnë dhe e duan NDRYSHIMIN! T’i ulim shpatat e ngritura dhe ta dëgjojmë zërin e çjerrur të këtij populli të cilët dëshpërimisht duan të dalin nga kjo humnerë e krijuar nga vet ata që i kanë votuar deri më tani. #GUXOteNDRYSHOSH #guxomevjosen”, ka shkruar ndër të tjera, Vuniqi.