SPORT

Reja: Do bëj ndryshime në formacion e Shqipërisë, Mavraj lihet jashtë

Është duke u mbajtur në këto momente konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja në prag te sfidës ndaj Islandës që do të zhvillohet ditën e nesërme në “Elbasan Arena”. Ja deklarata e teknikut italian:

Islanda dhe skema – Ta sqarojmë këtë aspekt. Skema 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtës, ne mundohemi të mbrojmë duke sulmuar duke mbajtur kundërshtarin larg portës. Unë që kur kam ardhur i kam stërvitur çunat në këtë lloji moduli. Në Islandë djemtë humbën 4 raste, ndaj Moldavisë bëmë mirë dhe fituam. Skuadra më pëlqen të mbrohet duke sulmuar. Me 3-5-2 kemi mundësinë te kemi dy sulmues qendrorë, dy mesfushor qendrore e dy që sulmojnë nga krahët.

Pra, më shumë se sa sistemi në vetëvete, janë lojtarë që e interpretojnë atë. Me Francën kam kërkuar që të bëjnë presing lart. Raporti sulm, mbrojtje nuk ishte ai që duhej. Hysaj dhe Roshi avancoi pak më shumë duke bërë disa inkursione në krah. Për mua kjo skemë nuk është defansivë. Hysaj me Moldavinë doli në sulm dhe u bë mjaft i rrezikshëm.

Ndeshja me Islandën finale apo presion?

Kjo do të jetë ndeshja jonë më deccizive, kjo do të tregojë nëse do të vazhdojmë ëndrrën tonë evropiane. Normalisht në rast se nuk fitojmë kjo gjë do na heqë shumë mundësi për t’u kualifikuar. Kemi tre ndeshje në shtëpi, duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë, do të na japë një shtysë shumë të fortë për kualifikimin. Kalendari na favorizon për të bërë më të mirën. Do të kërkojmë të bëjmë më të mirën jashtë fushë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Ndryshimet në formacion- Formacioni 3-5-2 që kemi në do më bëjë të ndryshojë disa lojtarë. Dermaku do të jetë titullar në vend të Mavrajt. Do mundohemi që të jemi më ofensivë. Sot dhe nesër do të bëjmë vlerësimin për formacion përfundimtar. Kush rikuperon më shumë dhe kush më pak do të duket në stërvitje dhe do të vendosim

Roshi- Është shumë i mirë në sulm, ndërsa në mbrojtje ka mungesë vëmendje. Ndeshjen e radhës i kërkoj më shumë vëmendje. Në ndeshjen me Moldavinë ai u fut dhe ndryshoj ndeshjen, kur është i përqendruar.

Lënia jashtë e Mavrajt? “Është një zgjedhje teknike, do të bëjë një vlerësim të të gjithë grupit. Për sa i përket Mërgimit është shumë i zoti në ajër, garanton një mbulim të mirë në goditje këndi. Në e vlerësojmë Islandën në bazë të ndeshjes së parë, ku nuk e toleruam. Duhet të bëjmë një vlerësim të grupit, për të luajtur më të mirët dhe ata që janë në formë. Normalisht është pozitive për në që ata që të jenë në fushë të jenë 100% të motivuar.