Rajoni

Regjistrohen 449 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 10 pacientë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.283 testime dhe janë regjistruar 449 raste të reja me COVID-19.

Prej tyre 170 janë në Shkup, Prilep 55, Kavadar 35, Gjevgjeli 23, Tetovë 19, Ohër dhe Kumanovë me nga 17, Manastir dhe Negotinë 16, Veles 10, Strugë 8, Strumicë dhe Resnjë me nga 7, Gostivar 6, Shtip, Dellçevë dhe Bogdanci me nga 5, Kriva Pallankë Berovë dhe Kratovë me nga 4, Probishtip dhe Demir Kapi 3, Kërçovë, Dibër Vallandovë dhe Krushevë me nga 2 dhe nga një në Koçani dhe Radovish.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 227 pacientë dhe 10 kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, tre janë nga Shkupi dhe nga një në Tetovë, Kumanovë, Prilep, Veles, Ohër, Kavadar dhe Dellçevë.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar 99.031 pacientë ku prej tyre 89.249 janë shëruar dhe 3.047 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.735./Telegrafi/