Bota

Regjistrohen 170 të infektuar në një spital në Rusi

Testimet fillestare në një spital në Rusi me 1,100 pjesëtarë të stafit mjekësor dhe pacientë të shtruar, kanë treguar se 170 persona janë prekur nga koronavirusi i ri.

Agjencia shtetërore e lajmeve, RIA Novosti, sipas të përditshmes në gjuhën angleze, Moscow Times, ka thënë se zyrtarët rusë të shëndetësisë do të testojnë të 170 personat për herën e dytë për të “konfirmuar apo hedhur poshtë” rezultatet.

Spitali Kuvatov në qytetin Ufa ka qenë subjekt i izolimit të ashpër nga dita e hënë.

Ky vendim është marrë pasi të paktën pesë mjekë dhe dy pacientë janë sëmurë dhe kanë pasur simptome të koronavirusit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri të shtunën në Rusi është raportuar për 13,584 persona të infektuar dhe 106 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.