EKONOMI

Refuzohet ndërtimi i hidrocentralit në Lumbardhin e Lloqanit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar kërkesën e kompanisë së interesuar për ndërtim të hidrocentralit në Lumbardhin e Lloqanit, në Deçan, raporton KTV.

Shoqëria civile dhe banorët e Lloqanit po e konsiderojnë këtë një sukses të vetin, sepse refuzimi ndodhi vetëm pas presionit të bërë nga ta.

Kryetari i komunës së Deçanit thotë se nuk ishte informuar më parë, por edhe nëse ministria jep pëlqimin mjedisor, leja e ndërtimit nuk do të lëshohet nga komuna.

Sipas standardeve të BE-së, Kosova e ka për obligim të përmbushë 20% të nevojave me energji të ripërtërishme, por me këto hidrocentrale që nga shoqëria civile po konsiderohen si shkatërrim i natyrës, nuk përmbushet as 1% e kësaj kuote.