Kosova

Reçica: Të rinjve do tu jepen më shumë mundësi për aftësim profesional jashtë vendit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim grupin prej gjashtë të rinjsh që do të udhëtojnë sot në Gjermani për aftësim dhe arsimim profesional ku  bëri të ditur se janë duke u përpjekur maksimalisht që të zgjerohen mundësitë për të rinjtë që ata të arsimohen dhe aftësohen profesionalisht edhe jashtë vendit.

Sipas tij të rinjtë janë pasqyra e shtetit tonë dhe kjo mundësi atyre u erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të MPMS-së dhe GIZ-it gjerman e implementuar në bashkëpunimin me Shoqatën e Ndërtuesve Bavarez në Gjermani.

“Urova studentët për mundësinë e ofruar dhe kërkova që aftësitë që do ti përfitojnë ti kthejnë në praktikë pasi të kthehen në Kosovë, duke kontribuar për vendin dhe duke u shndërruar në shembull për gjeneratat e të rinjve që do të vijnë pas”, tha Reçica. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.