SHËNDETËSIA

Receta me uthull molle që jua largon gurët në veshka

Gurët në veshka krijohen brenda veshkave apo traktit urinar, ndërkaq janë depozita të vogla të forta që përbëhen nga mineralet dhe kripërat acidike.

Gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të madhe, por nuk e dëmtojnë trupin përgjithmonë.

Megjithatë, nëse nuk trajtohen me kohë, këta gurë mund të shpijnë në dëmtim të traktit urinar dhe ta komplikojnë sëmundjen edhe më shumë.

Në disa raste më serioze, këta gurë duhet të largohen përmes ndërhyrjeve kirurgjike.

Sidoqoftë, uthulla e mollës është një produkt i cili ofron shumë efekte pozitive dhe trajton shumë sëmundje.

Ekspertët thonë se në mënyrë efektive mund t’i largojë edhe gurët në veshka dhe t’ju ndihmojë t’i shmangni efektet e dëmshme të ilaçeve dhe ndërhyrjeve kirurgjike që shkaktojnë dhimbje.

Më poshtë e keni një mënyrë se si mund ta përdorni uthullën e mollës për t’i zgjidhur problemet që ndërlidhen me gurët në veshka.

Përbërësit:

– 2 lugë gjelle uthull molle organike
– 250ml ujë

Instruksionet:

Shtoni 2 lugë gjelle uthull molle organike në gotën me 250ml ujë, përzieni mirë dhe pijeni atë.

Gjatë kohës kur e konsumoni këtë pije, ju gjithashtu duhet të pini shumë ujë në mënyrë që t’i largoni toksina nga trupi.

Në mënyrë që t’i largoni gurët në veshka shpejtë dhe lehtë, ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë ta konsumoni këtë pije një herë në ditë.

Pastaj mund ta konsumoni edhe dy herë në ditë në mënyrë që ta parandaloni rishfaqjen e tyre