Hi Tech

Realme XT është smartphone me kamerë prej 64 megapikselësh

Pajisja e ardhshme e Realme, Realme XT, është një smartphone që do të ketë kamerë prej 64 megapikselësh.

Zyrtari kryesor i marketingut i kompanisë Realme, Xu Qi Chase, e ka publikuar në rrjetin social Weibo renderin e smartphonit të ardhshëm Realme XT, i cili do t’i ketë katër kamera duke përfshirë një kamerë prej 64 megapikselësh. Është ky sensor i ri me rezolucion të lartë.

Smartphonei do ta ketë gjithashtu një kamerë ultra të gjerë, sensor makro si dhe sensor të thellësisë.

Realme po garon me Xiaomin kur bëhet fjalë për kamerën prej 64 megapikselësh të destinuar për smartphone. Xiaomi pritet që me 29 gusht ta prezantojë smartphonein Redmi Note 8 me kamerë prej 64 megapikselëve, shkruan KOHA Ditore. Se kur do të fillojë shitja e smartphoneve të reja të Xiaomi dhe Redmi kjo ende nuk dihet, siç nuk dihet edhe se cila pajisje do të dalë në shitje e para.

Përveç kësaj, Xiaomi po punon shumë për ta integruar sensorin e ri të Samsungut prej 108 megapikselëve në një smartphone tjetër.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483