SPORT

Realizohet goli i vitit në Ligën e Evropës

Goli i vitit është realizuar disa minuta më parë në Ligën e Evropës.

Sulmuesi i skuadrës së famshme skoceze Rangers, Kemar Roofe ka shtangur të gjithë me golin që realizoi sot në Ligën e Evropës ndaj Standart Liege.

Roofe mori topin në zonën e tij, ndërsa më pas kaloi gjysmën e kundërshtarëve dhe lansoi një predhë në drejtim të portës së kundërshtarëve, e cila u përkthye në gol dhe fitore për ekipin e Rangers.

Kemar Roofe realizoi gol fiks nga gjysma e fushës, për t’i siguruar një fitore të madhe skuadrës së tij 0-2. Sigurisht që goli i Roofe ndaj Standartit do të konkurrojë edhe për golin e vitit.