SPORT

Realin e pret ‘ferri’ në grup në Champions!(FOTO)

Shorti i Champions Leagues do të hidhet më 29 gusht në Monaco aty ku mund të përcaktohen dy grupe të forta apo siç njihen ndryshe “grupe të ferrit”.

32 ekipe do të vendosen në katër vazo, 26 prej të cilave janë kualifikuar tashmë, ndërsa 8 të tjera do të kualifikohen përmes fazës “play-off”.

Në vazon e parë, ndodhet kampioni në fuqi Liverpool, fituesi i Europa Leagues Chelsea dhe fituesit e pesë ligave kryesore europiane.

Vazoja e dytë, përbëhet nga tetë ekipe me koeficientin më të lartë të UEFA-s, siç janë Real Madrid, Atletico Madrid dhe Tottenham.

Vazot tre dhe katër do të vendosen në bazë të koeficientit të UEFA-s, ku do të pozicionohen ekipet e njohura si, Interi dhe Valencia.

Grupi i hekurt mund të cilësohen kundërshtarët e mundshëm të Realit, që fati i goglave mund ta vendosë përballë Atleticos ,Liverpoolit, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Grupet e tjera të forta mund të jenë:

Barcelona mund të formojë një grup të fortë me Tottenham, Inter dhe Leipzig.

Edhe Atletico Madridi mund të jetë në një grup me Liverpool, Bayer Leverkusen dhe Atalanta.

Image
Image