SPORT

Reali vuan në “Santiago Bernabeu”, por fiton me golin e bukur të Benzemas në minutën e 89’

Real Madridi ka marrë fitore me vuajtje në “Santiago Bernabeu”, duke e mposhtur me shumë vështirësi Huescan, sfidë që u mbyll me rezultat 3-2.

Reali dhe Huesca kanë dhuruar spektakël në “Santiago Bernabeu” ku për 90 minuta, u shënuan 5 gola dhe fitues dolën të besuarit e Zinedine Zidane, raporton Gazeta Express.

Reali nuk e kishte aspak të lehtë kundër skuadrës së fundit në renditjen e La Ligas, që triumfuan me një gol të vonshëm të Karim Benzemas, në minutën e 89’.

Huesca kaloi e para në epërsi. Cucho shokoi vendasit duke shënuar për 0-1 në minutën e 3’, barazoi gjithçka Isco pas një asisti nga Brahim Diaz në minutën e 25’.

Në pjesën e dytë, në minutën e 62’, Ceballos shënoi për 2-1, kurse barazoi gjithçka Etxeita.

Reali u desh të djersitej shumë deri në fund dhe gjetën golin e tri pikëve në minutën e 89’, Karim Benzema realizoi për rezultatin përfundimtar 3-2./gazetexpress