SPORT

Reali krejt pranë shpalljes kampion i Spanjës

Derisa po i afrohemi fundit të kampionatit spanjoll, tashmë kanë nisur kalkulimet e ndryshme se si dhe kur mund të shpallet Real Madridi kampion në sezonin 2019/2020.

Klubi kryeqytetas është katër pikë përpara rivalit të përbetuar, Barcelona, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund.

Ekipi i Zinedine Zidane e ka fatin në duart e veta.

Pas fitores kundër Alaves, Reali tani ka edhe 3 finale para vetës, derisa kampion mund te shpallet nese merr rezultate pozitive me Garandan dhe Villarrealin, pra fitore.

Në Madridi merr fitore të hënën në udhëtim te Granada, në “Alfredo Di Stefano kundër Villarrealit me një fitore mund të shpallet kampion matematikisht për herë të 34 në histori, gjithmonë nëse Barcelona i fiton ndeshjet e veta pasi që në të kundërtën, Reali do të siguronte titullin më herët.

Me një fjalë, kampioni shapllet javën e ardhshme dhe Realit matematikisht nga 9 pikët që janë në lojë, i duhen edhe 5. /Gazeta Express/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483