SPORT

Reali fiton garën për Van de Beekun

Raportohet se Real Madridi ka fituar garën për shërbimet e mesfushorit të Ajaxit, Donny van de Beek.

Daily Star raporton se në garë për shërbimet e tij ishte edhe Manchester Unitedi, megjithatë holandezi pritet t’i bashkohet Real Madridit, transmeton Koha.net.

Për shërbimet e tij Reali pritet të paguajë rreth 55 milionë euro.

Van de Beek ka shënuar 8 gola në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion për Ajaxin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.