SPORT

Reali e do yllin e Romës

Real Madridi është duke shprehur interesim për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.

E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Eder Militao, i cili tashmë është konfirmuar si trajneri i parë i madrilenëve në afatin kalimtar të verës, nuk ishte lojtari i vetëm që u vëzhgua nga zyrtarët e gjigantit spanjoll në takimin mes Portos dhe Romës në Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari është duke përjetuar një edicion fantastik këtë edicion, derisa ka shënuar katër gola në 26 paraqitje që prej se u transferua te Roma si pjesë e marrëveshjes për shitjen e Radja Nainggolanit.

Ndërkohë, interesim më herët për futbollistin ka shprehur edhe Chelsea.