SPORT

Reali arrin në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi ka mposhtur 3 me 1 Valencian për të kaluar në finale të Superkupës së Spanjës.

Toni Kroos hapi ndeshjen me supergol nga rivënia këndore në minutën e 15-të. Pas tij realizoi Isco në minutën e 39-të, ndërsa Luka Modriq trefishoi epërsinë e “Mbretërve” në minutën e 65-të. Parejo realizoi golin e vetëm për Valencian.

Në finalen e Superkupës, që po zhvillohet në Arabinë Saudite, Reali pret fituesin e duelit Barcelona – Atletico Madrid.