SPORT

Real Madridi ka nevojë për të ardhura tjera – Perez po shikon nga sponsorët

Duket se pandemia me coronavirus e ka goditur edhe Real Madridin, derisa mungesa e tifozëve dhe të hyrat tjera janë reduktuar.

Los Blancos tani po tentojnë që të krijojë rrethana të tjera të të ardhurave dhe ajo mund të vije vetëm nga sponzorët e tjerë.

The Times raporton se Real Madridi është në bisedime me Qiddiya, një grup nga Saudia që janë të gatshëm që të investojnë në Santiago Bernabeu.

Mediumi bën me dije se aty mund të nënshkruhet një kontratë me 150 milionë euro, por që marrëveshja fillimisht do të jetë me klubin e femrave.

Los Blancos po kërkojnë të plotësojnë një boshllëk prej 300 milionë euro në buxhetin e tyre dhe sponsorizimet janë bërë burimi i tyre kryesor i të ardhurave.

Kohët e fundit, kompania amerikane Providence ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 205 milionë euro deri në vitin 2027.

Klubi ka siguruar likuiditetin e tij me Providence dhe ka hua për 205 milionë euro.

Arabia Saudite dëshiron të përmirësojë imazhin e saj dhe të bëhet një pikë referimi në sport, pasi kishte organizuar më parë Superkupën e Spanjës, ndërsa Riadi gjithashtu ka organizuar ngjarje të tjera të mëdha sportive.