SPORT

Real Madrid, mega-ofertë për Pogba

Gjigandi spanjoll, Real Madrid CF, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet në merkato.

Pas transferimit të disa futbollistëve, ku më së shumti spikat emri i Eden Hazard, ‘Galaktikët’ janë gati të transferojnë një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mesfushorin Paul Pogba, i cili ka qenë mbase lojtari më i mirë i Manchester United në sezonin që lamë pas, por ka shprehur dëshirën për të provuar një aventurë të re.

Për ta bindur Manchester United ta lërë të lirë francezin, spanjollët kanë gati 85,000,000€ dhe kartonin e njërit prej Gareth Bale ose Isco. Ky i fundit duket më i preferuar nga ‘Djajtë e Kuq’.