SPORT

Real Madrid larg formës së dikurshme, gjunjëzohet në Paris

Paris Saint-Germian e ka mposhtur Real Madridin në Parkun e Princave me rezultat 3-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Angel Di maria e hapi llogarinë e golave për parisienëve në minutën e 14-të, pas asistimit që e pranoi nga Juan Bernat.

Anësori argjentinas (33’) ishte tejet i disponuar për lojë, derisa arriti ta dyfishonte epërsinë për kampionin e Ligue 1, nga asistimi që i bëri Idrissa Gueye.

Los Blancos ishin të pafat në fund të pjesës së parë, pasi Gareth Bale shënoi gol për ta ngushtuar epërsinë, mirëpo gjyqtari Anthony Taylor e Anuloi atë shkaku i lojës me dorë në minutën e 40-të.

Pjesa e parë përfundoi me dy golat e shënuar, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një.

Real Madridi tentoi ta ngushtonte rezultatin e parisienëve me anë të Karim Benzemas dhe Eden Hazardit, mirëpo që dyshja ishin të pafat.

Thomas Meunier e trefishoi epërsinë e francezëve në minutën e 90+1 me asistimin fantastik të Juan Bernat.

PSG është lider i Grupit A me tri pikë, derisa Club Bruge dhe Galatasaray ndajnë pikët në ndeshjen që përfundoi pa gola, dhe madrilenët pa pikë. /Telegrafi