SPORT

Real Madrid do Haaland, ja çfarë kërkon Dortmund në këmbim

Erling Haaland është ylli i ri i botës së futbollit.

Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer në fillim me Slazburgu-n dhe  më pas në radhët e Borussia Dortmund, skuadra ku u transferuar janarin e kaluar.

Shtatlarti është objekti i dëshirave i shumë skuadrave të mëdha. Një nga këto skuadra është Real Madrid.

Sipas Don Balon, verdhezinjtë i kanë bërë të ditur madrilenëve se kërkojnë 90 milionë euro, kartonin e Hakimi-t dhe një rrugë të privilegjuar për blerjen e Mariano Diaz në këmbim të norvegjezit.