Kosova

Reagon PSD’ja, pas publikimit të videos ku Shpejtim Bulliqi shihet duke e sulmuar qytetarin

artia Socialdemokrate  ka reaguar pas publikimit të videos ekskluzive të Gazetës Express, në të cilën shihet Shpejtim Bulliqi teksa e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi ka thënë se në vazhdën e premtimeve të Vetëvendosjes për ndryshimin e madh, të ndryshohet edhe precedenti i tolerimit të burrave agresiv në krye të qyteteve në vend.

“Ne vazhden e premtimeve per ndryshimin e madh, le te fillojne duke e ndryshuar precedentin e tolerimit te burrave agresiv ne krye te qyteteve tona, qe i kane vene vet ne pushtet!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Derisa dje Bulliqi në një reagim kishte thënë se puna e sulmit fizik është një trillim dhe i pavërtetë.

Ramadan Zymeri dje në një rrëfim për Express ka thënë se Bulliqi i kishte thënë se “ta nxjerri gabzherrin”.

Zymeri thotë se kishte pasur edhe njolla gjaku në fytyrë, për të cilat mjeku ka konstatuar se janë lëndime sipërfaqësore.