Kosova

Reagon OVL – UÇK –së ndaj vrasjes së Kelmendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon ashpër në lidhje me vrasjen e më pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi.

Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për Ne. 

Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqe e në mënyrë makabre, vritet liria.

Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij!