Kosova

Reagon kryetari i Vitisë Sokol Haliti, pas gjetjes së trupit të pa jetë të Heset Rrahmanit

Pas konfirmimit nga ana e Policisë se Kosovës për gjetjen e trupit të pa jetë të qytetarit nga Vitia, Heset Rrahmani, i cili ishte zhdukur para disa ditës, kryetari i kësaj Komune Sokol Haliti, iu ka shprehur ngushëllime familjes Rrahmani, raporton Kosova.info.

Haliti në një status në rrjetin social Facebook të komunës së Vitisë, ka shkruar se,me dhimbje të thellë ka marr lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të Heset Rrahmanit.

Telegram ngushëllimi i Kryetarit Haliti me rastin e gjetjes së trupit të  pajetë të qytetarit vitias, Heset Rrahmanit

Kryetari i komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur ngushëllimet familjes Rrahmani nga Debelldehu pas gjetjes së trupit të pajetë të qytetarit vitias,Heset Rrahmanit, i cili ishte raportuar si i zhdukur me 14 janar të këtij viti. 

“E nderuara familja Rrahmani, me dhimbje të thellë morëm lajmin se anëtari i familjes suaj është gjetur i pajetë. Në këtë rast të pikëllimit, ju lutëm që në emrin tim personal dhe të komunës së Vitisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryetari Haliti.

Ngushëllime!

Sinqerisht Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3792082000837833&id=681477651898299