Kosova

Reagon ish agjenti i SHIK-ut, pasi Gjykata shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit e rastit “Pronto”

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot ka marrë vendim që të akuzuarit në rastin “Pronto” të lirohen nga akuza.

Të akuzuar për këtë rast kanë qenë  ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari politik në MPB, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi.

Ata janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

E pas këtij vendimi menjëherë ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

 Miftari, përmes një postimi në Facebook, thotë se, kjo ishte një shfaqje teatrale e “Pronto Mafisë”.

Ai e quan kapje të shtetit nga politikanët që janë edhe bosa të krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Shfaqja teatrale Pronto Mafija kapja e një shtetit nga politiqarët e korruptuar që janë edhe bossat e krimit të organizuar.

Sot përfundon farsa apo shfaqja e cirkut teatral të quajtur gjykim në gjykatat e kontrolluara nga politiqart e korruptuar të Kosovës, ngjan në serial humoristike të Stupcav, serial Turk ose ngjan në një filum të vizatuar ku aktorët kryesor mshifen prapa perdeve ku ju duket vetëm hija e tyre.

Përfundimi do jet standard si gjithmon si përfundojn gjykimet e kurdisura përfundim qesharak ku të gjitha anët do ndahen të kënaqur pos drejtsis dhe ligjit .!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.