Kosova

Reagon Bekim Jashari: Turp për këtë që po ndodh

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me arrestimet e Gjykatës Speciale te selia e OVL UÇK-së.

Jashari për RTK-në ka thënë se ky është një spektakël mirë i organizuar nga njerëz të vendit tonë.

“Më vjen turp e gjithë kjo që po ndodh nga njerëz që po dëshirojnë ta shpëtojnë vetën”, tha ai.

“Lufta e UCK-së ka qenë e pastër dhe ka ndodhur për çlirimin e vendit. Ne nuk kemi shkuar në Beograd për t’i sulmuar ata, por ata na kanë sulmuar neve”.

Kryetari i Skenderajt ka thënë se askush nuk është kundër Gjykatës Speciale nëse kjo e fundit do të trajtonte të gjitha krimet.

Jashari megjithatë thotë se do të përsëritet pastërtia e luftës së UÇK-së.

I pari i Skenderajt me gjithë atë thotë se dosjet te selia e OVL UÇK-së i ka sjellë dikush me qëllime të caktuara jo të mira. “Njëherë mund të vijë dikush fshehtas e jo tri herë”, deklaroi ndër të tjera Bekim Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.