Show Biz

Reagon Ana Kauri pasi Atdheu e Sara u larguan nga “Për’puthen”

Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Atdhe Xheravina dhe Sara Malaj, janë larguar mbrëmë nga ky emision për të vazhduar njohjen jashtë.

Ky veprim i dyshes ka habitur të gjithë, meqenëse ata kanë qenë më të afërt me konkurrentë të tjerë dhe kishin pasur debate të forta.

Pas daljes së tyre, ka reaguar edhe ish-konkurrentja Ana Kauri. Në videon ku ata deklarohen për njëri-tjetrin të publikuar në faqen e “Për’puthen” në Instagram, Ana ka shkruar “E beri dhe kte @atdhe_xharavina 🤣”.

Atdheu i kërkoi Sarës që të lënë bashkë të dy emisionin për të vazhduar njohjen jashtë.

“Dua të largohem nga programi nëse ti dëshiron që ta vazhdojmë njohjen jashtë”, tha Atdheu.

Dhe Sara ju përgjigj me një puthje në buzë.

Ky vendim i dyshes i surprizoi të gjithë, duke qenë se ata kanë pasur herë pas here përballje të forta mes tyre.

Megjithatë Sara u shpreh e lumtur për këtë gjë dhe tha se po del nga emisioni me njeriun që vërtetë ka dashur që në fillim.

“Unë jam pak egoiste, por tani e kam ndjerë me shpirt këtë gjë që bëra dhe jam shumë e lumtur. Po dal nga ky emision me njeriun që vërtetë kam dashur të dal dhe në fakt nuk e prisja me gjithë situatat që kanë ndodhur mes nesh, por fatmirësisht i kaluam”, tha Sara.

Ndërsa Antonela që riktheu Atdheun në emision, e cilësoi gjithë këtë situatë si një aktrim./Gazeta Express