Kosova

Reagimi i Dardan Molliqajt pas videos: Sulmojnë të parët dhe ikin vrap

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi u publikua video e rrahjes me Haki Abazin. 

Në videon e publikuar sot, shihen pamjet e rrahjes që ka ndodhur pas emisionit Pressing tri javë më parë mes Dardan Molliqajt, shoqëruesit të tij dhe Haki Abazit të VV’së.

Në video shihet qartë gjithçka, Molliqaj VV’në dhe Televizionin 7 për ‘konspiracion’, ndonëse është e paqartë se për cka e ka fjalën. 

Ndërkaq ai thotë për kundërshtarin e tij nga VV’ja se e ka sulmuar vetë i paari dhe pastaj ka ikur vrap.  

Shkrimi i plotë i Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj. /GazetaExpress

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483