Kosova

Reagimi i Bernabiqit: Ftesa e Haradinajt hi në sytë e BE-së e të ShBA-ve

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, tha se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po përpiqet t’u hedh hi në sy Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, gjoja duke ftuar Beogradin në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, në fillim të prillit në Prishtinë, ndërsa ai në fakt bën të pamundurën që kurrë të mos ndodh vazhdimi i dialogut, raporton Tanjug, transmeton Koha.net.

Ana Bernabiq i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, se as që ka marrë ftesë për mbledhjen, e cila sipas Haradinajt, do të mbahet në fillim të prillit.

“Puna e tij është jashtëzakonisht e lehtë po deshi ta kryej, thjesht të implementojë marrëveshjet e arritura më përpara, në mënyrë që të dëshmojë se janë partnerë të përgjegjshëm fjalës së të cilëve mund t’i besohet”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se Haradinaj para së gjithash duhet të nisë respektimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Marrëveshjen e CEFT-as duke hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe BeH, e pastaj përfundimisht të nisë implementimin edhe të Marrëveshjes së arritur e të nënshkruar të Brukselit, duke formuar Asociacionin e Komunave Serbe.

“Por, e vetmja gjë e qartë është se ai nuk dëshiron t’i zbatojë marrëveshjet. Risi është se ai nuk dëshiron t’i respektojë më as marrëveshjet me ShBA”, është shprehur ajo, transmeton Koha.net.

Kryeministrja e Serbisë ka thënë se të vetmen gjë që bën Haradinaj është puna me qëllim të destabilizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës dhe që asnjëherë të mos ndodhë vazhdimi i dialogut.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.