SPORT

Reagimi epik i Challandesit kthehet në shaka nga Roma

Reagimi epik i përzgjedhësit të Kosovës Bernard Challandes në një moment në ndeshjen ndaj Anglisë, është kthyer në shaka nga profili zyrtar i Romës në Twitter.

Challandes ishte duke reaguar me nervozë në tunel në stadiumin e Southamptonit ndaj një goli të anglezëve, por kuptoi se aty kishte kamerë nisi të qeshte.

Duke paralajmëruar rikthimin e ndeshjeve të Serisë A në fundjavë, Roma shfrytëzoi reagimin e Challandesit duke e lidhur të qeshurën e tij me përfundimin e pushimeve për ndeshjet ndërkombëtare.

“Pauza ndërkombëtare” shkruhet në video në momentin e nervozizmit të Challandesit, ndërsa kur shtohet “ka marrë fund”, kthehet e qeshura te trajneri zviceran.

“Më në fund”, ka shkruar Roma në Twitter si koment të kësaj videoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.