Show Biz

Reagimet e yjeve të artit për vdekjen e regjisores Arzana Kraja

Sot (e mërkurë), është gjetur e vdekur vajza e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Regjisorja Arzana Kraja ka ndërruar jetë në Lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Përveç Qendrës Kinematografike të Kosovës, ngushëllime për vdekjen e saj kanë ardhur nga emra të njohur të botës së artit, përfshirë këngëtarë, aktorë dhe regjisorë.

Regjisori Besim Ugzmajli:

“Një lajm tepër i tmerrshëm, i pabesueshëm. Prehu në paqe Arzana! Ngushëllime familjes Kraja dhe gjithë komunitetit”.

Postimi i plote:

Besim Ugzmajli

Nje lajm teper i tmerrshem, i pabesueshem.
Prehu ne paqe Arzana!
Ngushellime familjes Kraja dhe gjithe komunitetit.

Modelja Diellza Kolgeci:

“Arzana Kraja, nuk po mundem të besoj”.

Diellza R. Kolgeci

ArzanaKraja ❤ nuk po mundem me besu😞😞…

Aktori Naser Rafuna:

“Ndarja jote prej nesh Arzana Kraja, na shokoj. Fort fort fort u mërzita per kolegen, shoqen e pashembullt, njeriun qe kemi punu disa projekte bashkë. Nuk shkaterrohet bota ndryshe përpos me largimin e njerëzve te mirë prej nesh. Familjes Kraja ngushëllime, komunitetit artistik gjithashtu edhe tërë popullit sepse në mesin tonë nuk është një artiste e madhe”.

Naser Rafuna

Ndarja jote prej nesh Arzana Kraja,na shokoj. Fort fort fooort u mërzita per kolegen, shoqen e pashembullt, njeriun qe kemi punu disa projekte bashke. Nuk shkaterrohet bota ndryshe perpos me largimin e njerezve te mire prej nesh.
Familjes Kraja ngushellime, komunitetit artistik gjithashtu e edhe tere popullit sepse ne mesin tonë nuk eshtë një artiste e madhe.INDEKSONLINE.NETFemra që u gjet e vdekur në banesën e saj, është regjisorja Arzana KrajaArzana Kraja, regjisore e njohur kosovare, është vajza qe u gjet e vdekur pa shenja jete sot në banesën e saj në Prishtinë në lagjen “Emshir”. Ende nuk dihen shkaktarët e vdekjes së saj, derisa policia ka thënë për Indeksonlinen se Instituti i Mjekësisë Ligjore po e kryen ekzaminim…

Aktori Armend Smajli:

“Arzana, na i theve zemrat e na trishtove me ikjen tënde kaq të shpejte e kaq të padrejtë. Pusho e qetë shoqja jonë”.

Armend Smajli

Arzana, na i theve zemrat e na trishtove me ikjen tande kaq te shpejte e kaq te padrejte.

Pusho e qete shoqja jone!KOHA.NETGjendet e vdekur regjisorja Arzana KrajaKa vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. Në një përgjigje për Koha.net nga Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen…

Pianisti Ilir Bajri:

“Arzana Kraja. Lajm shokues. Me ta këput zemrën qysh njerëzit e mirë të këtij vendi po vdesin kaq të ri. E talentuar, puntore, tolerante e gjithnjë gati për me ba diçka mirë… Zor me e përbi këtë lajm kaq të rëndë. Ngushëllime për familjen e për të gjithë ne”.

lir Bajri

Arzana Kraja. Lajm shokues.

Me ta keput zemren qysh njerezit e mire te ketij vendi po vdesin kaq te ri. E talentume, puntore, tolerante e gjithnji gati per me ba dicka mire…

Zor me e perbi kete lajm kaq te rande….Shiko më shumë

Shkelzen Sylejmani

Vdekja e hershme e Arzanes është humbje e madhe jo vetëm për familjen por edhe për të tashmen dhe të ardhmen e kinematografisë.
Prehu në paqe,Arzana Kraja

Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin “Shkurta”, teksa debutimin e bëri me filmin “Fusha e mëllenjave”, i cili njëkohësisht bëri edhe hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të PriFest 2019.

Ndërkohë, filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e Mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit “Berlinale”.



Leave a Reply

Your email address will not be published.