Kosova

Rasti i Donjeta Pajazitit/ Babai tregon për letrat që i kishin pranuar, pas vrasjes së bijës së tij

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është mbajtur shqyrtimi gjyqësor, ndaj Naser Pajazitajt, i cili po akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Në këtë seancë, babai i të ndjerës, Halil Pajazitaj ka treguar për letrat që i kishin pranuar pasi kishe ndodhur vrasja e bijës së tij.

Në cilësi të dëshmitarit babai i Donjeta Pajazitaj, Halil Pajazitaj deklaroi se përderisa ka qene duke u zhvilluar procedura ndaj Naser Pajazitajt, ata kanë pranuar dy letra, letrën e parë në banesë në Pejë ku ishin vendosur përafërsisht 1 vit pas vdekjes së Donjetës. Sipas tij, në atë letër shkruante se Donjeta kishte ngelur shtatzënë me Hysni Pajazitajn, ndërsa i njëjti për të mos e kuptuar gruaja e tij i kishte dhënë 5 mijë euro Naserit për ta vrarë Donjetën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai po ashtu, ka deklaruar se në letrën e dytë e ka pranuar në fshatin Strellc, ku nuk i kujtohej saktë se çfarë shkruante. Halil Pajazitaj, deklaroi se me të akuzuarin Naser Pajazitaj janë kushëri në shkallë me të largët dhe se me të njëjtin pas ditës kritike, të nesërmen ishin takuar, ku i njëjti i kishte thënë se Donjeta ishte martuar me një katolik, ndërsa theksoi se e njëjta rrethanë nuk i kujtohej mirë për shkak të sëmundjes së sheqerit, por duke mbetur pranë deklarimeve të tij të dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë.Seanca e radhës është caktuar më 12 dhe 22 tetor 2020.

Sipas aktakuzës së ngritur më 08.06.2017 nga prokurorja e shtetit Valbona Disha Haxhosaj, ai po dyshohet se më 09 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27.12.2015 është gjetë pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Sipas aktakuzës, më parë e gjerë më 09.11.2015, në fshatin Strellc Komuna e Deçanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një revole të tipit të panjohur dhe një pushkë gjuetie me numër serik 0193117 si dhe 12 fishekë të kësaj pushke , në atë mënyrë që me revole ditën kritike ka kryer veprën penale të cekur si më lartë.Gjithashtu, sipas aktakuzës më parë dhe gjerë më 23.05.2017, në fshatin Strellc i ulët Komuna e Decanit, pa autorizim ka poseduar armën dhe atë një armë AK-47 me numër serik 120331141 dhe 2 karikator të zbrazet, në atë që policia gjatë bastisjes dhe kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në dhomën e fjetjes gjejnë dhe sekuestrojnë armën e cekur si më lartë.Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin me veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 i KPRK–së dhe për “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK–së. /BetimipërDrejtësi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.