Rasti Dehari kalon në juridiksion të Prokurorisë Speciale, familja paralajmëron kallëzim penal

Avokati i familjes Dehari kërkon që të mos përfshihet prokurori Sylë Hoxha
Hetimeve për zbardhjen e vdekjes së Astrit Daherit tashmë ka nisur t’iu rritet intensiteti.
Tashmë lënda nuk do të jetë në duart e prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, raporton T7.
Me këtë rast do të merret Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kjo ka ardhur me vendimin e Kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë vendim që rasti i Astrit Deharit, të kaloj nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.
add a comment