Rastet me variantin Delta në Portugali po arrijnë kulmin

Autoritetet portugeze kanë konfirmuar se varianti i ri delta i koronavirusit po shënon rritje në rajonin e Lisbonës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit në Portugali deklaroi se ky variant i COVID-19 është shumë infektiv teksa u gjet për herë të parë në Indi tani është shfaqur në 60 përqind të rasteve të reja në Lisbonë, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Rritja e fundit e infeksioneve bëri që autoritetet javën e kaluar të ndalojnë të gjitha udhëtimet brenda dhe jashtë Lisbonës gjatë fundjavave. Kjo masë hyri në fuqi të premten.

Zona metropolitane e Lisbonës ka rreth 2.8 milionë banorë.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP