Kosova

Rast tragjik në Skënderaj, vdes gruaja pasi kërceu nga kati i tretë i shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të një vdekje të dyshimtë në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt.

Sipas policisë, një grua atje ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë dhe shkaku i lëndimeve të marra ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh.Baks, Skenderaj, 10.02.2021-12:35. Raportohet se viktima femër  kosovare për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport