Kosova

Rashiq tregon si i kërcenoj Beogradi serbët e Kosovës, nëse nuk e votojnë Srpskan

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka thënë se qeveria e Serbisë i ka detyruar serbët e Kosovës të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Kanë kërcënuar se secili që nuk voton Srpskan, e humb rrogën, e humb pensionin”, ka treguar Rashiq në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, transmeton Kosova.info.

Ai ka thënë se serbët e Kosovës janë përballur me “kërcënime direkt” nga ministrat e qeverisë serbe.

“Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe”, është shprehur Rashiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.