SPORT

Rashica: Unë jam këtu sepse Presidenti Ademi është i interesuar çdo herë për ne

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, e kanë pritur futbollistin e Kosovës, Milot Rashica, i cili ndodhet për pushime në vendlindje, transmeton kosova.info

Me këtë rast drejtuesit e FFK-së e përgëzuan Milotin për paraqitjet e mira në Bundesliga në edicionin e sapo përfunduar, teksa uruan që ai të realizojë një transferim dhe kontratë sa më të mirë gjatë kësaj vere.

Në anën tjetër, Rashica u shpreh falënderues për pritjen dhe për kushtet fantastike që i ka krijuar presidenti Ademi dhe FFK për ekipin e Kosovës, Rashica duke ka thënë se unë jam këtu sepse Presidenti Ademi është i interesuar çdo herë për ne dhe kjo është edhe një arsye pse une sot erdha ne FFK./ Kosova.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.